Foto dell'autore

Seneka

Autore di Myśli

21 opere 32 membri 6 recensioni

Opere di Seneka

Etichette

Informazioni generali

Non ci sono ancora dati nella Conoscenza comune per questo autore. Puoi aiutarci.

Utenti

Recensioni

Shkrimet stoike të filozofit Seneka ofrojnë njohuri të fuqishme mbi artin e të jetuarit, rëndësinë e arsyes dhe moralit dhe vazhdojnë të ofrojnë udhëzime të thella për shumë njerëz nëpërmjet elokuencës, kthjelltësisë dhe urtësisë së tyre të përjetshme.
 
Segnalato
BibliotekaFeniks | 1 altra recensione | Mar 29, 2024 |
Përbërja e veprës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas një hyrjeje që i thur lavde menjëherë kohës së lirë (I, 1-3), e pastaj ia jep fjalën Serenusit i cili tronditet që po e sheh mjeshtrin e vet “duke u dorëzuar” (I, 4-5), vjen divisio (II), ku Seneka pohon se nuk po i tradhton aspak stoikët dhe paraqet “dy palët”: nga njëra anë, do të vërtetojë se që në moshë shumë të re, mund të “lëshohemi me plot të drejtë në kundrimin e së vërtetës”, dhe nga ana tjetër, një “ushtar i vjetër, që e ka mbaruar kohën e shërbimit, ka të drejtë edhe ai që ta kalojë stafetën “. Vjen pastaj confirmatio (ato pjesë që kanë mbetur…) Seneka përpiqet fillimisht të provojë se koha e lirë është në përputhje me parimet e Zenonit dhe Krisipit (III); ekzistojnë në fakt “dy republika” – “e madhja” që përfshin zotat dhe njerëzit, dhe “e vogla”, që përkon me këtë apo atë qytet: është po aq e dobishme t’i shërbesh së parës sa dhe të dytës (IV). Natyra na ka krijuar për kundrim dhe veprim: madje, a nuk është aktiv mendimi kur i kundron mrekullitë e Universit dhe përpiqet t’ia depërtojë sekretet? Por i Urti stoik tërhiqet mënjanë vetëm me bindjen se edhe aty do të jetë i dobishëm për njerëzit; vetë Krisipi dhe Zenoni, që s’do të mund t’i quanim përtacë, nuk janë marrë kurrë me punët publike (VI). Madje, në këtë çështje, dallimi ndërmjet epikurianëve dhe stoikëve, nuk është themelor: për të parët, kundrimi është një ideal, për të dytët, një “ndalesë” (VII). Kapitulli i fundit që zotërojmë, është më problematik dhe pa dyshim nuk përbënte përfundimin e veprës: në fakt, i shtyrë me siguri nga përvoja e vet por duke kryer një lloj kthese disi të sofistikuar, Seneka arrin t’i shpallë si krejt të papajtueshëm Qytetin dhe të Urtin. Fjalët e fundit, që mbajnë një gjurmë ironie të hidhur, japin në një formë metaforike kundërshtinë në të cilën gjendet stoiku i vjetër përballë dishepullit të vet…… (altro)
 
Segnalato
BibliotekaFeniks | Nov 28, 2023 |
Duke i shkruar këto dialogje filozofike , Seneka e fut veten në hullinë e një tradite të gjatë, ku kryeveprat e Platonit janë për ne shembujt njëherësh më të hershëm e më të përkryer. Në këtë traktat, Seneka rreket t’i përligjë “bashkëbiseduesit” të vet, Serenusit, një paradoks stoik, sipas të cilit “të Urtin nuk e prek as padrejtësia, as fyerja”, dhe nëpërmjet kësaj, që ta bindë të Urtin të ecë ende më tutje në një udhë ku siç duket Serenusi është futur që prej pak kohësh. Marrësi në këtë dialog duket se është ende në hapat e parë të konvertimit në stoicizëm, siç e dëshmojnë këtë hapja e dialogut dhe ngurrimet e shumta që autori ia mvesh mikut të vet të ri. Në veçanti, ky mik s’arrin ta pranojë idenë sipas së cilës ky i Urtë stoik do të rrinte i pacenuar nga ajo që e prek aq fort. Në fakt, në atë kohë ai është prefekt i rojave të Neronit, dhe nga ana tjetër, në shërbim të dashurive të perandorit dhe të dashnores së këtij të fundit, Akte: kjo pozitë e veçantë nuk është se s’i shkaktoi ca kokëçarje…… (altro)
 
Segnalato
BibliotekaFeniks | Nov 28, 2023 |
Seneka flet si një ithtar i stoicizmit, doktrinë të cilën e ka përqafuar që në rini, por në këtë vepër ai është para së gjithash një udhëzues ndërgjegjeje. Sigurisht, filozofia është një doktrinë, por është gjithashtu, në lashtësinë greko-romake, edhe një udhëzuese jete. Madje shpesh ajo është e përkufizuar si “arti i jetës”.
 
Segnalato
BibliotekaFeniks | Nov 28, 2023 |

Potrebbero anche piacerti

Autori correlati

Waleriusz Flakkus Contributor
Pliniusz Młodszy Contributor
Kurcjusz Rufus Contributor
Waleriusz Maksymus Contributor
Liwiusz Contributor
Petroniusz Contributor
Stacjusz Contributor
Syliusz Italikus Contributor
Lukan Contributor
Hyginus Contributor
Maniliusz Contributor
Pseudo-Wergiliusz Contributor
Apulejusz Contributor
Fronton Contributor
Owidiusz Contributor
Wergiliusz Contributor
Tacyt Contributor
Gelliusz Contributor

Statistiche

Opere
21
Utenti
32
Popolarità
#430,838
Recensioni
6
ISBN
15
Lingue
2