Immagine dell'autore.
60 opere 90 membri 7 recensioni

Recensioni

Mostra 7 di 7
Ai që beson se shkencat historike dhe arkeologjike në pergjithesi jane ekzakte, nuk njeh proçesin zhvillues ciklik të të njëjtave disiplina dhe punën emocionuese e njëkohësisht të lodhëshme të interpretimit të vazhdueshëm të koncepteve. Grekët e lashtë e quajtën "Egjipt", tokën e vjetër të Kcra-it, çka do të thotë "mister" dhe "enigmë". Brenda kësaj enigme kemi zgjedhur zonën e qytetit të lashtë të quajtur Tebas. A ekziston ndonjë "histori tjetër" e Egjiptit dhe rjedhimisht, edhe e Tebasit? Nuk ekziston një variant i tillë i saktë, por ekzistojnë tradita që mund të shërbejnë si alternativa të mundshme ose të pakten, që janë disi më të mundshme sesa ato që ofron shkenca zyrtare. Me Tebasin do përpiqemi të heqim vellon, që mbulon misteret e Egjiptit te lashtë.
 
Segnalato
BibliotekaFeniks | 1 altra recensione | Jan 23, 2022 |
Ky libër na bën pjesë të një ëndrre për një botë më njerëzore dhe më natyrale, në të cilën pyetjet e mëdha ekzistenciale do të mund të gjejnë përgjigje. Qeni Moasi është një roman i bukur, romantik me qasje filozofike dhe socialpolitike. Moasi udhëton nëpër botë, vjen në kontakt me kultura të ndryshme dhe i respekton ato duke i vëzhguar nga këndvështrimi i tij i pastër dhe hetues.

Vepra gjithashtu na udhëheq të vëzhgojmë dhe të reflektojmë mbi veten tonë, mbi botën dhe ngjarjet, duke na treguar idealizmin e një "qeni-njeri", të çliruar nga paragjykimet dhe të mbushur me inteligjencë dhe ndjeshmëri.
 
Segnalato
BibliotekaFeniks | Dec 12, 2020 |
Në një epokë errësire mesjetare, fillon të mbijë fara e një Rilindjeje të ndritshme. Në një epokë të tillë përgatitjeje të Rilindjes që do të vijojë, shpaloset historia aventureske e Alkimistit. Me penën e mprehtë të autorit përshkruhen ngjarjet dhe rrethanat e Mesjetës që zhvillohen në shekullin e 75-të në shumë shtete të kontinentit të vjetër, Evropës. Supersticionet, paragjykimet, interesat fetare dhe politike pengonin çdo lloj kërkimi dhe zhvillimi shkencor apo çdo lloj përjetimi shpirtëror. Idetë revolucionare të Xhordano Brunos, ato që e vunë në turrën e druve për ta djegur të gjallë në vitin 1600, pranohen pa përjashtim nga shkenca e sotme nëtë gjithë sektorët e dijes që ai preku. Ato ide dhe trimëria e tij për t'i mbrojtur akoma dhe me jetën e tij e bënë martir të mendimit të lirë. Alkimisti është rrëfimi i një historie që dikur ka ndodhur, por që mund të kthehet përsëri. Një histori e gjallë, e përjetuar thellësisht, e cila në kapitullin e fundit të saj na jep një përgjigje jo të zakonshme, por të vërtetë sa vetë jeta. Në germadhat e një bote të vjetër, që depërtohet nga tunele sekrete nëntokësore, një djalosh i ri i shekullit të 20-të duke ecur me gjyshin e tij do të gjejë një përgjigje, një përgjigje që tretet në mjegullën e së kaluarës së tij të largët...
 
Segnalato
BibliotekaFeniks | Dec 2, 2020 |
Kjo vepër është një përpjekje e guximshme dhe e gëzueshme e ripërjetimit historik të njërit prej episodeve më të diskutueshme dhe më emocionuese të historisë së hershme të njerëzimit; ekzistencës së mundshme të një qytetërimi prehistorik të quajtur Atlantidë. Në fragmentin e fundit të kontinentit atlant kemi vendosur Ankorin, një princ, një filozof, një njeri. Ngjarjet zhvillohen para rreth 11500 vjetësh
 
Segnalato
BibliotekaFeniks | Dec 2, 2020 |
Janë forma jete brënda elementeve të natyrës. Një pjesë e e traditës popullore të çdo populli i referohet disa "qënieve t Tokës, Ujit, Ajrit dhe Zjarrit. Kjo është një traditë që shfaqet që nga koha e qytetërimeve të lashta si Egjipti, Babilonia, India dhe shumë të tjera, duke e përshkruar ketë temë, pavarësisht distancës kohore dhe gjeografike, me të njëjten mënyre. Rrëfimet mbi xhuxhat, nimfat, zanat dhe mbi gamën e gjerë të elementarëve kanë plotësuar gjithmonë historinë njerëzore me një mënyrë të tillë saqë pa zhvillimin dhe rrëfimin e tyre nuk do të mund të kuptojmë Mitin e Gilgameshit dhe Enkidusë, Odisean Homerike, sagat e Mbretit Artur e Magjistarit Merlin, por akoma edhe historitë e mrekullueshme të Tolkien, "të flasim për Elementarët do te thotë te prekim një temë që na lejon të 'bëhemi fëmijë, si atëherë kur ishim filozofë natyralë, kërkues të së vërtetës dhe dijes, pa paragjykime apo ngurtësi mendore. Ky libër përshkruan përvojën e autorit në botën e mrekullueshme të Elementarëve. Libri është i pasuruar me ilustrime konkrete të krijuara nga vetë autori që përshkruajnë të gjitha llojet e elementarëve në të katër dimensionet e natyrës.
 
Segnalato
BibliotekaFeniks | Dec 2, 2020 |
A ekziston ndonjë "histori tjetër" e Egjiptit dhe rrjedhimisht, edhe e Tebasit? Nuk ekziston një variant i tillë i saktë, por ekzistojnë tradita që mund të shërbejnë si alternativa të mundshme ose të pakten, që janë disi më të mundshme sesa ato që ofron shkenca zyrtare. Me Tebasin do përpiqemi të heqim vellon, që mbulon misteret e Egjiptit te lashtë.
 
Segnalato
BibliotekaFeniks | 1 altra recensione | Dec 2, 2020 |
Teatri është vetë realiteti, por i zhveshur nga kufizimet e kohës dhe hapësirës. Vetëm formatr e tij janë krijim njerëzor: shpirti i tij është metafizik dhe pikërsisht për këtë arsye e quajmë “teatri i mistereve” pasi vjen nga Misteret e lashta dhe është sjellë në jetë si një formë për t’i popullarizuar ato dhe për t’i bërë më të kuptueshme dhe më të prekshme për njerëzit. Tragjedia është vepra teatrale në të cilën fati dhe Perëndia mbizotërojnë dhe drejtojnë veprimet e njerëzve. Brenda teatrit klasik fle diçka misterioze të cilën e zbulon ky libër
 
Segnalato
BibliotekaFeniks | Nov 27, 2020 |
Mostra 7 di 7